Kensington Palace ka konfirmuar se princi Uilliam dhe Kate do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA (British Academy Film Awards) të dielën, më 10 shkurt në Royal Albert Hall.

Çifti më parë ka qenë mysafir i nderit në këtë event, i cili u quajt një natë e madhe në kalendarin e filmit në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2017 dhe në 2018-ën kur Kate ishte shtatzënë me princin Louis, informon dritare.net

Në mbrëmje, Uilliam, si President i BAFTA, do të paraqesë çmimin e Fellowship. Është çmimi më i madh që akademia i jep një personazhi në njohjen e një kontributi të jashtëzakonshëm në film, televizion apo lojëra. Fituesit e shkuar përfshijnë Elizabeth Taylor, Michael Caine, Judi Dench dhe Helen Mirren, ndërsa këtë vit gongu do të shkojë për Thelma Schoonmaker.dardania.com


Flash Lajme