Ylli i njohur për karakterin e Mr Bean dhe partnerja e tij, Louise Ford, në dhjetor të vitit 2017 pritën në jetë vajzën Isla.

Rowan Atkinson (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Aktori dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për vajzën, në mënyrë që t’i japë shans partneres së tij që të përqendrohet më shumë në aktrim.

Louise në të kaluarën ka luajtur në komedinë “Crashing”, si edhe në ekranizimin satirik të Channel 4, “The Windsors”, ku luan rolin e Kate Middleton, dukeshës së Cambridge.

Lexo po ashtu:

“Rowan e ka zakon që t’i befasojë njerëzit dhe e ka bërë sërish me këtë njoftim”, ka thënë një burim i afërt me komikun për The Sun.

“Ai ka thënë se do të pushojë nga puna për të qëndruar me Islan dhe kjo do t’ia mundësojë Louises që të fokusohet në karrierën e saj që po shkon mirë”, ka shtuar burimi.

64-vjeçari Atkinson dhe 35-vjeçarja Ford janë në lidhje që nga viti 2014. Rowan është baba i një djali 23 vjeçar dhe një vajze 21 vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry (me të cilën është ndarë pikërisht në vitin 2014). //


Flash Lajme