Këngëtarja Elvana Gjata ditën e djeshme ka festuar ditën e saj të lindjes.
Një nga urimet më të ndjera që ajo ka marrë ka qenë nga mikesha e saj e ngushtë aktorja Jonida Vokshi.

“Ky njeri i jashtezakonshem,nuk eshte per mua vetem shoqja e ngushte prej nje jete,por energjia ime pozitive,misherimi i forces dhe dashurise njerezore,asaj te vertetes!Gezuar shpirti im!,”-përfundon Jonida.

Pas ngjarjes në Bllok gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ku i përfshirë ka qenë edhe i dashuri i këngëtares, Ervin Mata, Elvana nuk kishte reaguar në rrjete sociale.

Vetëm pak ditë më parë përmes një postimi ajo u shpreh për ndjekësit e saj se muajt e fundit ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë, por që mbështetja e tyre i kanë dhënë forcë për të vijuar më tej karrierën e saj muzikore./Gazeta Express/


Flash Lajme