Blendi Fevziu është një ndër gazetarët  më të njohur në Shqipëri. Prej disa vitesh pune në TV Klan, në qershor të 2018-ës lajmi se Fevziu do ta lërë Klan-in për Top Channel, bëri bujë të madhe mediatike.

Por pas këtij lajmi reagoi edhe vetë Fevziu duke publikuar vendimin dhe arsyet e qëndrimit në Klan.

I ftuar në emisionin “Thumb” moderatori i njohur Alban Dudushi është pyetur sesi do ta priste ai ardhjen e Blendit në Top Channel.

Përmes një postimi në Instagram, Aulona Musta drejtuese e emisionit Thumb, publikoi videon përmbledhëse nga ajo se çfarë do të ndodhë këtë javë në “Thumb”.

View this post on Instagram

A post shared by (@aulonamusta) on

Dudushi, iu përgjigj pyetjes se cilat ishin mendimet e para në lidhje me ardhjen e mundshme të Fevziut në Top Channel.

“Do të të them që u mërzita? U mërzita dhe prandaj tani e kemi një herë në javë Top Show-n!”/A.C/dritare.net


Flash Lajme