Të gjithë u habitën ditën e dielë, kur aktori i “Portokallisë” Rezart Veleshnja në instastorin e tij, publikoj radhazi disa mesazhe për ish-të dashurën e tij, duke e ofenduar e quajtur ku***, dhe duke thënë se ajo ka pasur 4 të dashur njëkohësisht.

Por, duket se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

Në një video në instastori, në orët e vona të së dielës ai ka mohuar gjithçka, duke thënë se instagrami ne tij e kanë vjedhur.

Rezarti thotë se tanimë ai e ka marrë instagramin, dhe do t’i drejtohet policisë për të gjithë rastin.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”, thotë ai ndër të tjera./ I.M-Dritare.net

Rezart Veleshnja i revoltuar me ish të dashurën: K*rva kishte 4 lidhje paralele!


Flash Lajme