Angélica Rivera, ose aktorja mjaft e njohur Paloma e serialit “La Gaviota”, është ndarë nga bashkëshorti i saj, ish-Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, dy muaj pasi ky i fundit mbaroi mandaten e tij.

Por, ndarja e çiftit ka sjellë mjaft  reagime në Meksikë, dhe analistët politikë thonë se martesa e tyre ka qenë vetëm për reklamë, dhe rritje të popullaritetit të Presidentit.

Në mesazh të shkurtër të publikuar në mediat sociale, Rivera tha se ka bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë martesën e saj, por “është një situatë e dhimbshme”.

“Sot, e gjithë energjia ime, forca dhe dashuria janë fokusuar në vazhdimin e të qenit nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës profesionale”, – shkruante Rivera.

Pena Nieto dhe Rivera u martuan në vitin 2010, kur ai ishte guvernator i shtetit të Meksikës. / I.M-Dritare.net


Flash Lajme