Festa është mbajtur të shtunën mbrëma në Los Angeles, ndërsa aktorja e rrethuar nga miq dhe familjarë ka festuar në Sunset Tower.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Revista People shkruan se aktori kishte arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi dhe kishte dalë shpejt për të shmangur gazetarët dhe fotoreporterët.

E pranishme në këtë mbrëmje argëtuese, ka qenë edhe një tjetër ish-grua e Pittit, aktorja Gwyneth Paltrow.

(Foto: Getty Images/by Diane Freed/Guliver)

Po ashtu, Aniston nuk ka harruar ta ftojë edhe një ish tjetër, muzikantin John Mayer. Aty ndodhej edhe (ish-e dashura e Mayer) Katy Perry me të dashurin e ri, Orlando Bloom.

Ndër të ftuarit tjerë, kanë qenë edhe komikja Ellen DeGeneres, aktori Robert Downey Jr. dhe këngëtarja e aktorja legjendare, Barbra Streisand.

(Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

dhe e nisën lidhjen në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas (2000). Asokohe ishin ndër çiftet më të popullarizuara në Hollywood.

Martesa e tyre zgjati pesë vite dhe u shkurorëzuan në vitin 2005, kur Pitt veçmë e kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie pas aktrimit në filmin e përbashkët “Mr. and Mrs. Smith”. Ai u nda me divën hollivudiane në vitin 2016. //


Flash Lajme