Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka arritur që të triumfojë në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”.

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Ishte “Electricity”, bëashkëpunimi me Mark Ronson dhe Diplo ai i cili i dhuroi këngëtares këtë çmim.

Lexo po ashtu:

Dua përndryshe u shfaq në tapetin e kuq të eventit, veshur me një fustan të gjatë ngjyrë hiri, i cili ka theksuar mjaft mirë figurën e saj trupore.

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Një fustan plot shkëlqim dhe modeli i flokëve të shkurtra në ngjyrën e zezë, idhin detaji i përkyer për të nxjerr në pah më së miri finesën dhe elegancën e këngëtares shqiptare.

Ajo erdhi plot stil dhe elegancë, gjersa dukej e lumtur për faktin se tashmë kishte rezeruar një nga çmimet e mbrëmjes.

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

“Artistja e re më e mirë” është kategoria tjetër në të ciën ajo lufton për të fituar, kjo pasi fituesi i saj nuk është zbuluar me listën paraprake të “Grammy”-t, siç ndodhi me disa prej çmimeve tjera.

Në po të njëjtën kategori gjendet e nominuar edhe shqiptarja tjetër me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila gjithashtu ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në tapetin e kuq.

Pamje tjera nga paraqitja e Dua Lipës në “Grammy Awards 2019”:

(Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

(Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver) 

(Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)


Flash Lajme