Michelle Obama përloti audiencën, ndërsa u bashkua me Lady Gagën, Jennifer Lopezin, Jada Pinkett dhe Alicia Keys në ‘The Grammys’

Prezenca e Michelles në këtë event ishte surprizë për të gjithë. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, kishte veshur një kostum gri me xixa, pantallona të shkurtra dhe një rrip që mbështillte belin e saj, informon dritare.net

Michelle Obama u mikprit nga Keys, Jennifer Lopez, Lady Gaga dhe Jada Pinkett Smith. Fansat po bërtisnin dhe dërgonin puthje për Michellen, ndërsa ajo duke buzëqeshur u thotë: “Kemi një shfaqje për të bërë!”

Me gjithë performancat e celebriteteve, asnjë çast nuk mori më shumë duartrokitje, se ardhja surprizë e Michelles në këtë event, informon dritare.net

Michelle na mahniti ndërsa na tregoi si muzika e ka ndihmuar gjithmonë ta tregojë historinë e saj.

” Muzika gjithmonë më ka ndihmuar të tregoj historinë time dhe e di që kjo është e vërtetë për të gjithë këtu. Muzika na ndihmon të shprehim veten, dinjitetin dhe dhimbjet, shpresat e gëzimet tona. Na lejon të dëgjojmë njëri-tjetrin, ta ftojmë njëri-tjetrin. Muzika na tregon se gjithçka ka rëndësi … çdo histori brenda çdo zëri, çdo shënim brenda çdo kënge.”,- tha Michelle. Zbuloni më shumë foto në fotogalerinë më poshtë!dardania.com

Vëmendje: Nëse këtë artikull  e keni hapur nga Facebook, për të shikuar fotogalerinë e plotë ju lutem klikoni në, www.dritare.net.

Foto 1 nga 15


Flash Lajme