Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.

Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell duke uruar këngëtaren tonë për këtë arritje.

Ai e ka cilësuar suksesin e 23-vjeçares si arritje e dy shteteve – Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruari diplomati në llogarinë personale në Facebook.

Theksojmë se Lipa ka triumfuar në kategorinë  “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

Ndryshe,  Bebe Rexha ka qenë e nominuar në dy kategori të ndryshme, por që nuk arriti të rrëmbej ndonjë çmim prestigjioz.


Flash Lajme