Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet Grammy për artistët më të talentuar në muzikë. Mes shumë të nominuarve ishte dhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.

Ajo nuk mori asnjë çmim, por ndihet falënderuese dhe e fituar për nominimin në dy kategoritë, artiste e talentuar dhe e respektuar.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo shkruan: “Faleminderit shumë Recording Academy për mbrëmjen e mrekullueshme dhe nderin e të qenit e nominuar në dy kategori, artistët e talentuar dhe të respektuar. Po bëj një festë “fituese apo humbëse” sonte, sepse për mua fitore ishte nominimi”.

View this post on Instagram

A post shared by (@beberexha) on

Pavarësisht se nuk mori çmim, Bebe Rexha mbete një nga këngëtaret më influente në botë ku të gjitha këngët e saj bëhen hit./E.B-dritare.net

Foto 1 nga 7


Flash Lajme