Këngëtarja amerikane këndon për një mashkull për të cilin ndihet sërish e pafajshme dhe për të ndihet e veçantë.

38-vjeçarja nuk ka sjellë materiale të reja muzikore që nga viti 2016, ndërsa projekti i ri ka ardhur si befasi për fansat e saj.

Keys ka qenë udhëheqëse e edicionit të 61-të të , ceremoni në të cilët ka fituar plot 15 herë gjatë karrierës së saj.

Lexo po ashtu:

Theksojmë që “Fallin’” është një prej këngëve më të suksesshme të Alicia nga albumi i saj debutues, “Songs in A Minor”. Kënga u lansua më 2 prill të vitit 2001, ndërsa është shkruar dhe prodhuar nga vet këngëtarja.

(Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Kjo baladë arriti sukses të madh global duke kryesuar në US Billboard Hot 100 dhe në shumë top-lista tjera botërore. Në ceremoninë e Grammy Awards të vitit 2002, u shpall kënga e vitit, kënga më e mirë R&B dhe vokali më i mirë femëror dhe incizimi i vitit.

Në jetën personale, këngëtarja është e martuar me Swizz Beatz, me të cilin i ka dy djem, Egypt tetëvjeçar dhe Genesis katërvjeçar. //


Flash Lajme