Ai ka marrë një lajm fantastik në rrafshin familjar pas humbjes në ndeshjen kundër Real Madridit me rezultat 3-1.

Trajneri argjentinas është bërë baba për herë të pestë pasi ka mirëpritur gjatë mbrëmjes së kaluar vajzën, Valentina.

“Welcome Valentina”, ka shkruar 48-vjeçari në llogarinë personale në Twitter teksa shihet duke e mbajtur në duar “princeshën”.

Theksojmë se ky ishte fëmija i parë i Simeones me të dashurën Carla Pereyra, me të cilin është njoftuar para tre vjetëve.

Lexo po ashtu:

Kujtojmë se me ish-bashkëshorten Carolina Baldini, ish-futbollisti i Interit, ka edhe katër fëmijë të tjerë – Giovanni Simeone, Gianluca Simeone, Giuliano Simeone dhe Francesca Simeone.


Flash Lajme