Të dielën është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku këngëtarja shqiptare nuk doli duar bosh.

Mundi i bukuroshes sonë u shpërblye më në fund me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

Së fundi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett ka shkruar në rrjetet sociale rreth arritjes historike të 23-vjeçares.

Ai me këtë rast ka uruar zeshkanes përmes llogarisë personale në Twitter duke thënë se është kënaqësi të dëgjon për sukseset e talenteve nga Kosova.

“Urime për Dua Lipën për fitimin Grammyt! Gjithmonë është e mrekullueshme të shohësh talentet nga Kosova në skenat botërore”, ka shkruar ndër të tjerash ambasadori.

Lexo po ashtu:

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme artisten kanë uruar liderët tonë shtetëror si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë në karrierë.


Flash Lajme