Aktori, George Clooney ka thënë se, Dukesha e Sussex po përndiqet dhe po përgojohet, duke e krahasuar atë me princeshën Diana. Ndërsa ishte në Los Anxhelos, Clooney pohoi se, historia po përsëritet.

Ai thotë se: “Ne e kemi parë si përfundon kjo!”

Ky reagim i Georges vjen pas përçarjes së vazhdueshme mes Meghanit dhe babait të saj, Thomas Markle, informon dritare.net

Clooney i bëri këto komente për panelin e turit të Television Critics Association’s Winter Press, në “The Langham Huntington”, në Kaliforni, të hënën.

Kumbari i fëmijës së ardhshëm mbretëror, tha se: “Ata po e ndjekin Meghan Marklen kudo, ajo po mashtrohet. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe po përndiqet, njësoj si princeshë Diana, dhe historia përsëritet. Ne e kemi parë se, si përfundon kjo. Nuk mund t’ju them sesa frustruese është ta shohësh atë.”, informon dritare.net

Ylli i Hollivudit është një mik i ngushtë i Harry-t dhe Meghanit. George dhe gruaja e tij, Amal morën pjesë edhe në dasmën e çiftit, si edhe i vizitojnë shpesh në shtëpi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Foto 1 nga 6


Flash Lajme