Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka “marrë reagime” nga anëtarët e saj dhe se të gjitha 24 çmimet do të jepen në transmetim të drejtpërdrejtë.

Më parë këtë javë, Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjeve si dhe “make-up” do të ndahen gjatë kohës sa transmetohen reklamat.

(Foto: Andrew H. Walker/Getty Images/Guliver)

Objektivi ishte që e gjithë ceremonia e ndarjes së çmimeve të përfundoj brenda tri orëve pasi që ka pasur reagime të mëdha të shikuesve se festivali po shndërrohet në komercializëm.

Por, në një letër të hapur, të nënshkruar nga regjisorët, Martin Scorsese dhe Spike Lee, aktorët Robert De Niro dhe George Clooney, si dhe më shumë se 50 emra të tjerë të njohur në Hollywood, Akademia ka bërë që ndryshoj vendimin e marrë muaj më parë.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, 24 trofe presin që t’iu dorëzohen artistëve të ndryshëm në ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt në Dolby Theatre të Los Anelesit.