E kishit meduar se edhe personazhet e famshëm që i shohim të jenë gjithmonë të lumtur, marrin kritika. Një ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.

Para pak ditësh Bebe zbuloi mesazhet e shkëmbyera me të atin, të cilit nuk i pëlqente klipi i ri i vajzës, këngëtarja ka treguar se edhe me të ëmën ka pasur diçka të ngjashme.

Pavarësisht sa e suksesshme dhe sa miliona klikime kanë arritur këngët e Bebes, mami i saj e urren një pjesë të tekstit të një këngë ku Bebe thotë: “Do të jetë mirë çdo gjë, kështu më tha terapisti im”.

Oh mami im e urreu kur e dëgjoi këtë tekst për herë të parë. Jo, jo jo jo, nuk do t`u tregojnë njerëzve gjoja sikur unë s`të kam rritur mirë”. Mami jemi në 2019 dhe nuk është dicka e keqe të flasësh për problemet e tua mendore me dikë, sikurse flet me mjekun për problemet fizike, i thashë”- u shpreh Bebe.

Bebe tha se shumë njerëz nuk duan të flasin për problemet e tyre mendore, por nuk është më e drejat që duhet të bëjnë./Përshtati nga AoL//A.C/dritare.net


Flash Lajme