Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila gjatë vitit të kaluar ka sjell një numër të madh të këngëve dhe ka pasur dhjetëra koncerte anembanë globit.

Por, duket se kritikët më të mëdhenj të muzikës i ka prindërit.

Pas babait, edhe nëna e saj, Bukia e ka kritikuar tekstin e këngës “I’m a Mess”.

Kështu së paku ka pohuar 29-vjeçarja në një intervistë për AOL duke pohuar se nëna e ‘urrente’ kur fliste hapur për faktin se shkonte në terapi.

“Nëna e urreu kur e dëgjoi këngën për herë të parë”, tregoi Bebe dhe më tutje vazhdoi “Më tha: Oh, jo, jo, jo, jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur ty mirë. Unë ia ktheva, në rregull mami, jemi në 2019, dhe është normale të ulesh e të bisedosh me dikë që nuk është i njëanshëm dhe nuk di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Njerëzit kanë frikë të kujdesen për veten në këtë mënyrë, sepse nuk duan të gjykohen”.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, Biondina gjithmonë ka folur hapur rreth gjërave që e shqetësojnë dhe kënga, e cila deri më tani është shikuar mbi 234 milionë herë në YouTube, flet rreth problemeve psikologjike dhe trajtimeve tek psikologu.


Flash Lajme