Akuzat lidhur me abuzimet seksuale duket se po nxjerrin në pah histori të shumë viteve më parë, të cilat kanë lënë gojëhapur opinionin.

(Foto: Vinnie Zuffante/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, edhe “Transport for London” ka tërhequr reklamat nga autobusët, në të cilat deri më tani mbrohej pafajësia e mbretit të popit.

Këto reklama shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po”.

“Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do i heqim reklamat”, kanë thënë në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, “Trnsport for London”.

Ndërkohë, Survivors Trust ishin ata që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre reklamave, pasi sipas tyre ato dekurajonin viktimat e dhunës seksuale që të denonconin rastet.


Flash Lajme