Kënga në fjalë është pritur mirë nga fansat, dhe në vetëm 24 orë pas lansimit ka arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Megjithatë, një nga frazat e këngës ku citohen fjalët “A bën me fol”, e që janë pjesë e një deklarate satirike të një djaloshi në internet, është shndërruar në temë mediatike shumë të përfolur.

Një reagim ka ardhur nga protagonisti i kësaj video në Facebook, i cili është shprehur se nuk ka dhënë miratim për përdorimin e kësaj shprehje me zërin e tij.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë, miratim për përdorimin e deklaratës qesharake me qëllim sensibilizimi dhe shndërrimi në diçka të këndshme, e ka dhënë Besim Harja, i njohur për frazën satirike “Urime Drenicë, Urime Drenas”.

Për takimin me këtë të fundit, kishte treguar vet Tayna përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Mirëpo menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, ka thënë për Telegrafin se kanë marrë miratimin nga Besim Hajra për përdorimin e dy deklaratave, si atë “Uriem Drenas, urime Kosovë”, ashtu edhe “A bën me fol”.

“E kanë përdorë tre milionë shqiptarë e tash e ka përmend, Tayna ka kërkuar të dalë dhe të takohet edhe me djalin e frazës “A bën me fol” por ai nuk është lajmëruar, ndërkohë Besim Hajra është lajmëruar në studio dhe ka dhënë aprovimin e tij, dhe ne kemi ndërruar vetëm zërat. Nuk e kemi kuptuar përse vendosi të reagojë ashtu pas publikimit të këngës, ka thënë Hykolli për Telegrafin.

(Foto: Rinor Hykolli/Instagram)

Ndërkohë, statusi në të cilin Ilir Hajla doli hapur me deklaratë kundër Taynës se nuk ka dhënë aprovimin e tij për përdorimin e asaj shprehje, është fshirë tashmë nga Facebook.

Foto: Ilir Hajla/Instagram


Flash Lajme