Mbretëresha e Spanjës Letizia dhe Princi Chales, patën një fillim takimi të vonuar të mërkurën.

Kjo pasi, mbretëreshë Letizia u vonua, për shkak të trafikut të rënduar në Londër.

Një zëdhënës konfirmoi se Letizia ishte gjendur në rrugë, në fashën e orarit kur trafiku është shumë i rënduar.

Princi Charles, minutat e pritjes së Letizia nuk i çoi dëm, por i shpenzoi duke parë disa piktura, në ekspozitën spanjolle, ku ata do të takoheshin.

Pasi Letizia mbërriti, ata u përshëndetën miqësisht dhe të buzëqeshur, duke shprehur mirëkuptim nga ana e princit Charles, për vonesën e saj./E.B-dritare.net


Flash Lajme