Reperi i OVO dhe Future kanë kryesuar top listat me albumin “What a time to Be Alive” dhe një tjetër projekt duket se është në rrugë.

OnSmash raporton se dyshja kanë kompletuar vazhdimin e projektit të vitit 2015 i cili do të ketë muzikë krejt të re.

As Drake as Future nuk kanë konfirmuar spekulimet, por Future ka aluduar se po vjen një vit shumë i zënë.

Drake po ashtu po punon në albumin e ri të tij personal, që pason atë të vitit të kaluar “Scorpion” dhe së fundmi ka konfirmuar muzikë të re.


Flash Lajme