Aktualisht ajo ndodhet në Japoni për koncertin e radhës, dhe promovimin e albumit të ri “Phoenix”.

(Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Rita ndërkohë ditë më parë ka publikuar me klip një nga këngët më të dashura të albumit “Only Want You”.

Ky klip me skena shumë të veçanta, e ka sjell ndër të tjerash edhe në rolin e kamerieres këngëtaren shqiptare.

Rita ka vendosur që një nga fotografitë e realizuara gjatë xhirimeve, ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke ua kujtuar fansave që ta dëgjojnë dhe klikojnë klipin e saj të ri.

“Videoja e ‘Only Want You’ është e disponueshme, mos harroni t’i lini bakshish kamerieres suaj! Jam unë”, ka shkruar me shaka këngëtarja shqiptare, referuar dukjes së saj si kameriere në klip.

Klipi “Only Want You” e sjell Ritën në rolin e një super ylli që ndiqet nga paparacët, teksa ndihmohet nga një kameriere (që është po prap Rita në rol), që të dalë nga lokali. /Telegrafi/


Flash Lajme