Jona Dervishi njihet si bukuroshja që për shumë kohë ishte zëdhënësja e FSHF. E si një botë mashkullore që është sporti i futbollit, natyrisht që vëmendjen do ta merrte sharmi i saj.

Edhe pse nuk është më në këtë post, ajo vijon të jetë një ndër personazhet më të lakuara në mediat rozë. Këtë herë një lajm i mirë na vjen nga Jona. Bëhet me dije se ish-zëdhënësja është në muajin e shtatë të shtatzanisë.



Gazeta Shqiptare ka mësuar se ajo dhe partneri i saj do të bëhen prindër të një vajze pas pak kohe. Shumë e pranishme në rrjetet sociale, Jona ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë këtë lajm, të paktën deri ditën e sotme. Ky lajm e gjen çiftin më të lumtur se kurrë më parë. Burimet thonë se Jona ka një lidhje të konsoliduar dhe një bashkëjetesë prej mëse dy vitesh, ndaj dhe kjo shtatzani është shumë pritur nga të dy. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë Jonës shtatzani të mbarë dhe si thotë populli, “Tjetër herë me djalë”.


Flash Lajme