Koncepti më i ri në plazhin e Shëngjinit në datat 31 Maj – 3 Qershor, përpos pamjeve përrallore që vijnë nga vendi, ka marrë hov të madh muajt e fundit sidomos pas publikimit të fazës së dytë të artistëve dhe çmimit te biletave regjionale.

Në rrjetet sociale të UNUM Festival kanë paralajmëruar që në javët në vijim pritet të publikohet faza e tretë dhe finale e artistëve që përbëjnë gjithsej 60 artistë, programi i festivalit, oraret e transportit nga akomodimet, si dhe shumë risi të tjera.

Çmimi i biletës regjionale është vetëm 50 euro. Vendet regjionale përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë.

Poashtu, çfarë po e bën këtë festival edhe më atraktiv tek sytë e publikut janë eventet që po zhvillohen në Evropë dhe rajon, me artistë me famë botërore dhe jo vetëm.

Me biletën e UNUM mund të përfitoni edhe hyrjen falas në këtë event ashtu si në të gjitha eventet e mbajtura më parë në vend dhe jashtë.

Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, më 10 Maj, në qendër të Tiranës, open-air, në sheshin “Nënë Tereza”, te Akademia e Arteve do performoj artisti me famë botërore Loco Dice.


Flash Lajme