Reperi i talentuar gjilanas ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti videkolipin e ri të këngës ‘La Bamba’

Kjo këngë është publikuar më herët nga gjilanasi pa videoklip dhe kishte arritur afër 1 milionë klikime.

Pasi kënga është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat e reperit, ai ka vendosur që t’ia bashkangjesë edhe videoklipin.

Ka qenë vetë këngëtari që nëpërmjet profilit të tij në Instagram ka paralajmëruar adhuruesit e tij se të dielën do të publikohet klipi i këngës ‘La Bamba’.

Kjo këngë vije pas asaj që Kastro kishte publikuar ‘Abi abi selam’, këngë që është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.

Gjilanasi ka qenë tejet aktiv në muajt e fundit duke publikuar çdo muaj nga një këngë të cilës ia ka bashkangjitur edhe video klipin.

Pas këngëve që ia janë shëndrruar në hite, reperi verën do ta ketë shumë të nxehtë me shumë mbrëmje që i janë anarzhuar që tani nga klube të ndryshme në vend.


Flash Lajme