Bukuroshja ruse së bashku me partnerin me të cilin ka vajzën Lea, njihet si person që e mban jetën private larg syrit publik dhe rrallë flet rreth saj.

Pasi partneri ruses xhiroi një film me Lady Gagan, filluan spekulime se kishte diçka më shumë se miqësia dhe kolegialiteti midis tyre.

Megjithëse, 33-vjeçarja veproi sikur mos kishte asgjë, burimet pranë modeles thonë se është prekur nga këto shkrime.

Irina është gjithashtu e njohur si njeri që nuk i pëlqen paparacët, të cilën gjë e dëshmoi kohët e fundit kur mbuloi kokën me një xhaketë.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme të botës së modës dhe kinematografisë botërore.


Flash Lajme