Në pak javë Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë. E gjithë bota është në ankth për të zbuluar gjininë, emrin apo dhe nëse fëmija do t’i ketë flokët e kuqe si i ati.

Por përveç kësaj, burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë treguar së fundmi se fëmija nuk do të ketë titullin princ apo princeshë.

Kjo sepse në kohën kur Princ George V ishte në detyrë, limitoi numrin e pjesëtarëve të familjes që mund të kenë një titull mbretëror. Duke qenë se Princ Harry është djali i dytë i Princit të Wales, atëherë fëmijës së tij nuk do t’i garantohet një titull i tillë.

Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë në moment të fundit, pasi Mbretëresha Elizabeth ka çdo gjë në dorë dhe është ajo që vendos nëse fëmija i Princ Harry-t do të ketë një titull.


Flash Lajme