Kjo ngjarje e trishtë ka lënë të pikëlluar shumë vet anë e kënd globit, ndër to edhe figurat publike.

Lexo po ashtu:

Për ngjarjen në fjalë ka pasur reagime edhe nga disa prej këngëtarëve shqiptare, madje edhe prej njërës e cila është banore e atij shteti.

Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma, e cila deri para disa muajsh ishte në Zelandën e Re bashkë me djali e saj dhe bashkëshortin, teksa është rikthyer para ca muajsh në Prishtinë për tu kthyer më pas sërish atje.

Vesa e cila për gati një vit ka jetuar në Zelandë të Re, e ka ndjerë edhe më shumë këtë ngjarje të pikëlluar, që ka lënë të vdekur 49 viktima.

Këngëtarja nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqte një krijesë të pikëlluar, teksa në mbishkrimin e saj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë”, ka shkruar këngëtarja Luma.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin në fillim të këtij viti, Vesa tregoi arsyet se pse ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, bashkë me djalin e tyre vendosën të shpërngulën në ishullin e largët për të jetuar.

Lexo po ashtu:

“Edhe unë edhe Geri jemi persona që kërkojmë shumë nga vetja, dhe me që ajo pjesë e botës na ka pëlqyer gjithmonë, e filluam nga atje (fundi ose fillimi i botës)”, ishte shprehur Vesa Luma për Telegrafin.

Për sa i përket muzikës, këngëtarja është në përgatitje të një dueti të ri me Denik Prizrenin, që do të publikohet me klip brenda disa ditësh.


Flash Lajme