Së fundmi ajo mbajti një koncert në Oskana të Japonisë, ku ka argëtuar mijëra fansa që ka atje.

Ndërkohë, Rita ka kohë që kishte paralajmëruar edhe një bashkëpunim, të cilin e ka mbajtur befasi deri më tani për fansat.

Kënga u publikua sot me klip, dhe vjen në bashkëpunim me këngëtaret e famshme Sofia Reyes dhe Anitta.

“R.I.P” titullohet kënga, e cila është ritmike dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Në klipin e këngës, tri artistet janë shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese në paraqitjet e tyre, ndërsa kanë marrë vëmendjen e fansave.


Flash Lajme