Së fundmi, albumi i tij i ri “Super Plus” është renditur në vendin e parë në listën e albumeve më të shitura në “Official German Charts”.

Ndërkohë, të gjitha 14 këngët e këtij albumi janë pjesë e top 100 këngëve më të dëgjuara, në “Official Charts Germany”.

I lumtur nga ky sukses, reperi me prejardhje nga Podujeva ka shkruar një status në InstaStory, duke cekur se këtë sukses ia dedikon babait të tij të ndjerë, të cilin e humbi para pak javësh.

“Albumi Super Plus është në vendin e parë në Gjermani, këtë sukses ja dedikoj babit tim që gjithmonë e kam pas pranë dhe kisha dashtë që edhe ai ta shijojë bashkë me ne këtë sukses! Dhe i falënderoj të gjithë që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit dhe të gjithë që më përkrahin. Faleminderit”, ka shkruar Azet.

Foto: Azet/InstaStory


Flash Lajme