Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

(Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Dua ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në shtëpinë e saj, larg aktiviteteve muzikore.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram së fundmi një fotografi, ku shfaqej e veshur me pizhame duke pushuar në shtëpinë e saj.

Lexo po ashtu:

Duke qenë në formë të mirë trupore dhe me flokët e saj të shkurtra, Dua dukej mjaft tërheqëse edhe me veshje të gjumit.

“E ndotur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj, teksa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndejkësit e saj.

Përndryshe, “Swan Song” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilin Lipa e publikoi në janar dhe është pritur shumë mirë nga publiku i saj.


Flash Lajme