Këngëtarja fituese e Grammyt ishte nderuar me një çmim në ceremoninë e mbajtur në Microsoft Theater të enjtën.

Teksa pranoi çmimin nga Jamie Foxx, ajo rikujtoi rrugëtimin e saj.

“Më në fund jam më shumë vetja se sa që kam qenë ndonjëherë tjetër. Dhe përkundër faktit se është proces konstant, unë ekurajoj të gjithë që të vazhdojnë të gjejnë fuqi dhe bukuri, tregim unik në rrugëtimin e vet”, u shpreh Alicia Keys.

Ajo ka lëvduar gjatë paraqitjes artistë të ndryshëm që arritën të inspirojnë atë, si Post Malone, SZA, Tierra Whack dhe Billie Ellish.


Flash Lajme