Mediat amerikane kanë raportuar se vajza e Michael Jackson ishte shtrirë në spital të shtunën, pasi kishte tentuar ta vrasë veten , si pasojë e spekulimeve të vazhdueshme për të kaluarën e babait të saj.

Paris Jackson pas daljes nga spitali (Foto: TMZ)

Mirëpo, vet 20-vjeçarja i ka përgënjeshtruar këto pohime, duke thënë se mediat kanë gënjyer lidhur me tentim-vetëvrasjen e saj.

TMZ raporton se shërbimet emergjente ishin paraqitur në shtëpinë e Paris në Los Angeles mëngjesin e të shtunës, pasi ajo i kishte prerë venat në parakrah.

Ajo është transportuar me emergjencë në spital dhe tash është në gjendje të mirë, ashtu që është kthyer në shtëpinë e saj. //

Lexo po ashtu:


Flash Lajme