Këngëtarja Elvana Gjata kishte një shkëputje disa mujore nga tregu muzikor, por ajo është rikthyer fuqishëm para disa javësh me këngën “Tavolina e mërzisë” këngë kjo që u prit mjaft mirë nga publiku.

Me tekst të Aida Baraku, e muzikë të Armand Regjepagiqit “Tavolina e mërzisë” është dëgjuar vetëm në youtube 5.575.714  deri më tani.

Por Elvana ka surprizuar sërish, pasi ditën e sotme ajo ka publikuar klipin e ri.

“Pa dashuri” quhet kënga e re, në të cilën shfaqet edhe Ermal Mamaqi.

Tekstin dhe muzikën e këngës së re i kanë bërë Arsim Bunjaku, Lyrical Son./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme