Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Festa për vizat, harbohen të rinjtë e LSI




Pak ditë më parë të gjithë festuan në sheshin Nënë Tereza për liberalizimin e vizave. Në fakt, bëhet fjalë për maxhorancën, se opozita nuk ishte prezent në koncertin festiv dhe hedhjen e fishekzjarreve. Por, kur në shesh ishin mbledhur demokratët, diku pak metra më tutje, në hotel Rogner, të rinjtë e LRI kishin një tjetër festë, këtë radhë pa fishekzjarre, por me këngë, karaoke, valle, verë pa fund dhe katering. Dhe e dini çka ndodhur? Të gjitha këto, u bënë me paratë e të gjithë atyre të rinjve që janë të punësuar në administratë, sepse të gjithë paguan rrogën e një muaji për shpenzimet e festës. Por le ti shohim fotot një nga një për të treguar sadopak atmosferën.

Berisha i kërkon të rinjtë e LSI te partia e vet
Po si mund ti shpëtojë kryeministri Berisha kërcimit të të rinjve të LSI? Nuk i ka shpëtuar dot tundimit dhe duke parë entuziazmin e tyre është ngritur të kërcejë mu në mes të pistës, i rrethuar nga të rinjtë e i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Por sikurse e shohim nga foto ai duket shumë i lumtur. Madje, sikurse morëm vesh më vonë, një të bërtitur të madhe pas kësaj feste, e ka marrë kush do të pyesni ju….vetë Gerti Bogdani, njeriu që duhet të organizojë festa të të rinjve demokratë. Por që Berisha nuk ka parë asgjë të tillë në partinë e tij, që nga koha e dasmës së Gerti Bogdanit.

Kur nënë e bijë i këndojnë LSI
A e mbani mend Borën? Eshtë vajza e parë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Shumë kohë kemi pa e përmendur Borën, sepse nuk e kemi parë në fakt, as me prindërit dhe as në ndonjë aktivitetit. Por ja ku na shfaqen në këtë festë, dhe në këtë foto. Bora Meta dhe Monika kryemadhi, ia kanë marrë një kënge në festën e vizave, që zor të ndalej. Janë të gjithë që i shohin me kërshëri. Fundja, nga Bora edhe duhet të kenë frikë: thonë se nuk lejohet nepotizmi brenda partisë, por Bora është rritur tashmë, dhe pse jo, mund të pretendojë edhe për poste të larta në LRI. Po a do ta lënë Iliri me Monikën? Këtë do ta shohim….

Meta kujton kohën kur ishte eurosocialist
Ilir Meta i ka harruar kohërat e arta kur ishte i ri, dhe drejtonte forumin Eurosocialist të Partisë Socialiste. Hëhë, tashmë është kryetar i LSI, por për të kujtuar kohërat e vjetra, nuk mund të shmangte një aktivitet të tillë të liberalizimit të vizave. Madje, bash për këtë aktivitet të LRI, ai mungoi edhe në mitingun e organizuar nga Saliu në sheshin Nënë Tereza. Ishte dita që ti bënte yzmetin partisë së vet dhe të rinjve të saj, të cilët sikurse shprehen ata, do të jenë promotorët edhe të zgjedhjeve të reja. Por duke ecur, ka shumë punë, flet në telefon. A thua ta kujtojë me nostalgji kohën kur ka qenë në të njëjtën moshë sa Erisa Xhixho?

Duke kërcyer te LSI, edhe kuzhinieret
Tani është bërë zakon. Nuk mundet që në festa të tilla, tejet të vecanta, kur festohet liberalizimi i vizave, të mos jenë prezent edhe stafet ndihmëse. Në këtë foto, shohim sekretaren e përgjithshme të LSI në Tiranë, Monika Kryemadhi, teksa ka ftuar në këngë edhe në valle, pikërisht sfafin ndihmës të guzhinës në hotel Rogner. Gratë që janë prezente në festë duken nga kapucët e bardhë në kokë, dhe sikurse duket qartë edhe nga foto, janë shumë të gëzuara. Të paktën, në një festë, ndryshe nga shumë të tjera që mund të kenë ndodhur në atë restorant, janë begenisur nga drejtuesit e ahengut. Ato kanë qenë më të lodhurat e asaj mbrëmjeje, kështu që e meritojnë.

Pozojnë si topmodele
Këtu është një paradë plot ngjyra, janë vajzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë duke pozuar për një event të rëndësishëm të liberalizimit të vizave, pikërisht tek një poster që është bërë me kartën e identitetit. Dhe duket se në larminë e madhe të ngjyrave që kanë sjellë me veshjet e tyre, vajzat e LRI dhe LSI kanë ditur të pozojnë sikur të ishin….topmodele.

Berisha, i ftuari special
Një i ftuar VIP në festën e rinisë së LSI, ishte vetë kryeministri Sali Berisha. Ku ka të rinj, nuk mungon ai, icili me një strategji të re, synon të tërheqë edhe vota nga të rinjtë. Sali Berisha, në fakt, nuk mban shumë gjëra mend nga rinia e dikurshme, por të paktën, tani i gëzohet kësaj rinie. Ai nuk e ka bojkotuar këtë festë, edhe pse të rinjtë e LSI, në një farë mënyre, ishin shumë të angazhuar për takimin mes tyre, sesa të shikonin fishekzjarret që hidheshin në qiellin e Tiranës.

Ky shkrim u botua më 28 Nëntor 2010


Flash Lajme