“E kam shkruar saktësisht para 10 vitesh, edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit sesa e imja si kënge. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë”.

“Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit, edhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua… Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve”, kishte shkruar mes tjerash Albani në Instagram.

Lexo po ashtu:

Ndërsa në një postim në Twitter, këngëtarja ka pranuar se nuk ka mundur ta këndojë këtë këngë, edhe pse ka kaluar një dekadë prej se nëna e saj ka ndërruar jetë.

“Nuk e kam gjetur kurrë forcën në këto 10 vite t’i këndoj këto vargje që ti shkëpute nga shpirti im”.

“E kam shumë të vështirë të shkruaj apo të flas për të pa me rrahur zemra çmendurisht fort. Koha shëron çdo plagë thonë…por unë di…”, ka shkruar Miriami. //


Flash Lajme