E ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtarja Jonida Maliqi tregoi se për tre vite nuk i ka folur Ermal Mamaqit. Bëhet fjalë për periudhën kur kanë qenë në Lice. Jonida tregoi se nuk i ka folur për 3 vite Ermalit pasi moderator asokohe i bënte pritë nxënësve të Liceut.

“Unë për 3 vite nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë të gjithë nxënësve të Liceut Artistik me shakatë e tij së bashku me Eglein Laknorin. Kisha gjithmonë ankth kur e shihja Ermalin se e dija që do bënte ndonjë bëmë dhe mbaja seriozitetin që më karakterizonte”, u shpreh Jonida. Artistja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju Tokës”.


Flash Lajme