Djali i këngëtarit, Noah, në vitin 2016 ishte diagnostikuar me kancer të mëlçisë (hepatoblastoma) dhe iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë për shërimin e sëmundjes.

Michael Buble (Foto: Joerg Koch/Getty Images/Guliver)

Buble, i cili është i martuar me aktoren argjentinas, Luisiana Lopilato, ka treguar se një mik i kishte thënë se çiftet që kalojnë vështirësi të njëjta, zakonisht shkurorëzohen.

Lexo po ashtu:

“Ishin në veturë një ditë, e shikova dhe i thash: ‘A do ta bëje nga fillimi?’ Ajo u përgjigj: ‘Padyshim se do ta bëja. Nuk do të dëshiroja asgjë ndryshe. Ju jeni lumturia më e madhe në jetën time’”.

“Pastaj pyetja ime ishte se do të ishte mjaftueshëm e guximshme për ta bërë sërish? dhe ajo më tha: ‘Nuk e di’. Ndërsa edhe mua më duhet ta them të njëjtën gjë. Nuk e di”, ka thënë këngëtari për Pop Culture Beast.

Krahas djalit pesëvjeçar, çifti ka edhe një djalë tjetër dyvjeçar, Elias dhe vajzën Vida që ka lindur në korrik të vitit 2018. //


Flash Lajme