Ajo tashmë ka nisur një turne anembanë botës duke promovuar albumin e nxjerrë në shitje kohët e fundit, të titulluar “Phoenix”

Bukuroshja jonë së fundi po qëndron në Singapore, ku ka treguar tërthorazi se çfarë pune e madhe bëhetë për të realizuar një fotografi ideale.

Qindra drita në fytyrë dhe një aparat i fokusuar tek ajo sjellin pastërtinë dhe qartësinë e imazhit.

Këtë e ka treguar vetë artistja përmes rrjeteve sociale teksa shfaqet në një restorant e rrethuar nga miqtë, të cilët kanë hapur “blicat” e celularëve dhe ia kanë drejtuar në fytyrë.

Ndryshe, Rita është duke punuar edhe në videot e reja të këngëve që janë në albumin e ri.


Flash Lajme