Artistja që njihet si Tuna, ditë më parë solli albumin më të ri muzikor para fansave dhe publikut.

“Tani m’ke zemër”, titullohet kënga që ia ka bashkangjitur edhe një video mjaft të veçantë teksa në prapavijë shihet edhe bashkëshorti, Robert Berisha.

“Për të gjitha zemrat që pa vetëdije “ia kanë bërë gropën vetes” dhe kanë mësuar me dal nga gropa e me pa se jeta është e bukur”, ka pohuar bukuroshja përmes rrjeteve sociale.

Theksojmë se për muzikën është përkujdesur Armend Rexhepagiqi gjersa tekstin e ka shkruar Aida Baraku.

Ndryshe, biondina do të sjell edhe video të tjera të këngëve që i ka sjell në albumin e ri.


Flash Lajme