Vajza e këngëtarit të ndjerë amerikan Michael Jackson, pas lëshimit të filmit “Leaving Neverland”, nuk mund të përballojë presionin e mediave ndaj mbretit të muzikës pop, kështu që vendosi t’i japë fund jetës.

Paris Jackson fillimisht filloi të mohojë pohimet e medias duke iu drejtuar fansave në Twitter.

Tabloidet amerikane shkruajnë se Paris është liruar nga një spital në Los Anxhelos.

Ndryshe, dokumentari “Leaving Neverland” shkaktoi një stuhi në publik, ku dy meshkuj të rritur dëshmojnë se si fëmijë të moshës ndërmjet 7 dhe 10-vjeç në fillim të viteve ’90 ishin abuzuar nga Michael Jacskon.

Dokumentari katër orësh në të cilën 40-vjeçarët Wade Robson dhe James Safechuck akuzojnë Jackson, është paraqitur në dy pjesë dhe stacionet e shumta të radiove në mbarë botën kanë ndalur së transmetuari këngët e Michael Jackson./E.D/dritare.net


Flash Lajme