E ftuar sot në emisionin “Në kuthin e Piter Pan”, ish-ministre e Integrimit, Majlinda Bregu iu përgjigj pyetjeve të Enos, njërit prej fëmijëve më të këtij emisoni. Ai donte të dinte nga politikanja nëse do të dëshironte që një ditë të bëhej kryeministre.

Teksa tha se puna që bën aktualisht si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit është tejet e rëndësishme, zonja Bregu u shpreh se për të qenë Kryeministre nuk mjafton vetëm dëshira.

Dëgjova Alketën duke thënë që ti je lidere. Një ditë do të donit të ishit Kryeministre?

“Unë kam ikur po bëj një punë tjetër tani, që është pak më e rëndësishme sesa vetëm Kryeministre. Nuk e bëj dot, pastaj nuk mendoj se mjafton vetëm dëshira për të qenë Kryeministre. Duhet të dish ta bësh, sepse qejf mund të kenë shumë, por nuk e bëjnë dot të gjithë”.

Po nuk është edhe aq, sepse populli e zgjedh kryeministrin.

“Ai është halli, të të zgjedhë populli, se po nuk do të zgjodhi çfarë do bësh, bëhesh dot mezor pastaj? Nuk bëhesh.”

Domethënë thotë kryeministri diçka? Do e zgjedhë populli a do të ndodhë apo jo, nuk e zgjedh Kryeministri.

“Jo jo kryeministri duhet të dëgjojë, po të jetë i mençur duhet të dëgjojë se çfarë thotë populli sigurisht.”

Juve jeni dakord që na thotë Edi Rama prezantuesit dhe gazetarët janë kazanë?

Unë kam punuar gazetare për disa vite dhe kam shumë miq gazetarë, që janë shumë të mirë. Edhe dinë të shkruajnë mirë, edhe dinë të bëjnë një lajm shumë mirë dhe dinë të jenë të vërtetë. Po ka ca të tjerë, që nuk janë gazetarë, por venë ca si gjoba, edhe ata janë më llum se kazani në fakt. Ka disa që e kanë bërë pis.”/A.C/dritare.net


Flash Lajme