Jurgen Kurti  u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në afërsi të shtëpisë së tij. Ai njihej si menaxheri i Vip-ava, por ishte një emër mjaft i njohur edhe për policinë.

Kujtojmë këtu se  Kurti  u akuzua për vrasjen e të atit si dhe vrasjen e një tregtari në Durrës, në të dyja rastet për këto krime u fajësuan persona të tjerë.



Kurti prej pesë vitesh ishte i fejuar me  Enxhi Ekonomin . Ata të dy bënin një jetë mjaft luksoze dhe postonin mjaft foto në profilet e tyre në rrjetet sociale nga udhëtimet nëpër vende të ndryshme të botës.

Madje shpesh herë ata i dedikonin njeri-tjetrit edhe dedikime dashurie në profilet tyre.  Kurti një postim për të fejuarën e tij kishte shkruar:

“Nuk e përshkruaj dot sa shumë të dua ty.”

Enxhi Ekonomi  zbriti menjëherë nga pallati, pasi u dëgjuan të shtënat.  U tha se ajo u shkreh në vaj mbi trupin e Kurtit dhe se klithi:

“Më lini të kaloj… Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt.’’  


Flash Lajme