“E dija se shëndeti im është kompromentuar seriozisht, kam problem me zemër, por dy vjet më parë kur kam pasur sulm, e pashë këtë shumë qartë. Vdekja ishte e vërtetë”, citohet të ketë thënë aktori.

Lexo po ashtu:

58-vjeçari ka shtuar se shëndeti e detyroi të ndryshojë seriozisht mënyrën e tij të jetesës – transmeton KP.

Nicole Kimpel dhe Antonio Banderas (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner/Guliver)

“Braktisa duhanin. Nisa të merrem me sport. Marr barnat e përshkruar nga mjekët. Mendova të punoj më pak, por pastaj ndërrova mendjen, pasi puna më mungonte në jetë. Gjendja ime natyrale është lodhja, por unë arrij t’ia dal shumë mirë”, ka theksuar Banderas.

Përveç duhanit, Antonio ka vendosur të ndryshojë mjedisin jetësor, ashtu që me partneren aktuale, Nicole Kimpel, në vend të Kalifornisë, jetojnë në një zonë të qetë të Londrës.

Njëherësh, aktori i popullarizuar ka një pronë në vendlindjen e tij në Spanjë, si dhe një apartament luksoz në New York.


Flash Lajme