Në tetor të vitit të kaluar, çifti e ndërpreu fejesën dhe vendosën t’i largonin tatuazhet që i lidhnin me njëri-tjetrin. Ariana e kishte emrin e ish-të dashurit të shkruar në gisht, ndërsa këtë tatuazh e ka mbuluar me një zemër të zezë.

(Foto: Instagram)

Edhe pse i kanë mbuluar vizatimet trupore dhe të gjithëve ua kanë bërë me dije se asgjë më nuk i lidh me njëri-tjetrin, së fundmi është mësuar se megjithatë, ata kanë edhe një tjetër tatuazh të përbashkët me mbishkrimin “Always” – të cilin Pete e ka në shpinë, kurse Ariana e ka në pjesën e brinjëve në gjoks.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Grande dëshiron ta largojë edhe tatuazhin e fundit që e lidh me Davidson, duke qenë se në afërsi të tatuazhit të vjetër ka bërë edhe një vizatim të ri. Në ndërkohë akoma nuk dihet se si do duket në fund ky tatuazh.

(Foto: Instagram)

“Nuk po e mbuloj, ky është vetëm një proces në zhvillim. Po ashtu, spektakli fillon nesër. Jua dua dhe u jam shumë falënderuese të gjithëve, shihemi së shpejti”, ka shkruar 25-vjeçarja. //

(Foto: Instagram)


Flash Lajme