Një konflikt i ashpër ka nisur midis dy super-bombave të shoëbizit shqiptar, këngëtares Enca Haxhia dhe miss-it nga Elbasani, Trejsi Sejdini.

Përplasja verbale mes tyre zgjat prej disa javësh, nga koha kur Trejsi tha në një emision se “Encën ka kush e ngre në krik” gjatë debatit mbi virgjërinë.

Në “Why Not”, gangësterja më e njohur në Shqipëri gjithashtu e fyeu Encën, duke thënë se është “3 herë sa mua”, duke iu referuar peshës së këngëtares.

Fill pas këtij komenti, këngëtarja dhe motra e saj Uindi nisën replikat me miss-in, madje në Youtube u publikua një këngë ku e vogla e familjes Haxhia i bënte diss Trejsit.

Ndërkohë, sot teksa Trejsi po bënte një video “live” me mikeshën e saj, ndjekësit filluan t’i përmendnin konfliktin në fjalë dhe miss-i nuk i kurseu fyerjet ndaj Encës.

Ajo e quajti “baldosë” dhe tha se shumë shpejt do ta dobësojë, duke e kërcënuar hapur këngëtaren.

“Kanë filluar të përmendin emra qensh, emra baldosash, emra qensh me morra”, i drejtohet Trejsi shoqes së saj.

“Vetëm duro për momentin, për disa ditë. Falënderoj Zotin vetëm për një gjë, që do të dobësohesh. Do të të dobësojmë”, e paralajmëron ajo më pas Encën përpara kamerës, teksa pak çaste më vonë filloi të imitojë së bashku me shoqen e saj lopën.


Flash Lajme