Zonja e Parë e ShBA-ve, Melania Trump, pëlqen që jetën e saj familjare, ta mbajë private. Por, këtë herë ajo na tregoi një detaj nga ditëlindja e djalit të saj, Barron, i cili festoi 13-vjetorin, këtë të mërkurë.

Barron, djali i Melanias dhe Donald Trump, ndodhet në Florida me mamanë e tij, ku po kalojnë pushimet e pranverës.

Nga festa e ditëlindjes, Melania hodhi një foto në rrjete sociale. Ajo tregoi dy tullumbace që kishin numrin “13”, dhe shkruante: Gëzuar ditëlindjen BWT!. BWT është shkurtimi i emrit të tij, Barron William Trump./E.B-dritare.net


Flash Lajme