Ajo këtë vit do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë dhe që tani ka nisur përgatitjet për dasmën e saj.

Në rrjetet sociale në të cilat është mjaft e ndjekur nga fansat, Gresa ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër, duke treguar pak nga fustani i saj i nusërisë.

Nga videoja vërehet se mbi kreacionin që ajo do ta veshë në dasmën e saj është punuar me mjaft përkushtim dhe do të jetë një fustan nusërie shumë i veçantë.

Gresa përndryshe ka qenë shumë aktive viteve të fundit në muzikë, duke publikuar projekte muzikore, por edhe duke qenë krah nënës së saj vazhdimisht nëpër koncerte e ahengje të ndryshme.


Flash Lajme