Cristiano Ronaldo do të mbahet larg një turneu në Amerikë mes frikës se do të merret në hetim për përdhunim, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ronaldo, i cili luan për gjigandët italianë Juventus, thotë se marrëdhënia seksuale me femrën që po e akuzon ishte konsensuale.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Shumica e lojërave në “International Champions Cup” këtë verë do të zhvillohen në Amerikë.

Por organizatorët kanë siguruar që Juventusi, do të luajë ndeshjet e tij në Azi.

Ndeshjet kanë të ngjarë të mbahen në Kinë dhe Singapor, ku Juventusi do t’i bashkohet skuadrave Man Utd. dhe Spurs.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Burimet i thanë New York Times se pesë herë futbollisti Ronaldo pati probleme ligjore në formësimin e planeve për pjesëmarrjen e Juventusit.

Një zëdhënës i klubit, i cili është i vendosur të fitojë titullin e tetë të Serie A, këmbënguli se “shkuarja në lindje” në Azi ishte normale pasi kaloi para sezonet e fundit në kupën në Amerikë.

Vitin e kaluar, Juventusi luajti në New Jersey, Philadelphia dhe Landover në Maryland.


Flash Lajme